Një ditë pas breshrit që goditi zonën e Ersekës, është bërë dhe përllogaritja e dëmeve në bujqësi.
Nga grupet e punës që zbritën në terren mëngjesin e sotëm, evidentohen dëme të shumta në drufrutorë, perime, etj.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se kontrollet janë ushtruar në zonën e Ersekës në qytet, Rehovë, Starje, Psar, Bejkove dhe Tac. Mësohet se breshëri ka shkatërruar 10 ha sipërfaqe të mbjella me domate, speca dhe sallata apo dhe te rrushi. Ndërkohë, dëme janë shkaktuar dhe te pemët frutore, në rreth 2000 rrënjë kumbulla po ashtu dhe te rreth 2 mijë rrënjë mollë.
Ndër të tjera raportohet se dëme kanë pësuar dhe të mbjellat me elb, tërshërë dhe grurë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb