Skandal me bastet sportive në Turqi, mediat: Grupet kriminale blenë ekipe edhe në Shqipëri për trukimin e rezultatit

1 day ago 26

Një skandal i madh është duke u hetuar nga prokurorët në Turqi, ku bëhet fjalë për bastet sportive dhe ndeshje të manipuluara.

Sipas medias turke “Mynet” prorkurorët po hetojnë një grup të strukturuar kriminal i cili akuzohet për pastrim parash, baste të paligjshme si dhe trukim të ndeshjeve të futbollit.

“Mynet” shkruan se grupi kriminal akuzohet se përmes parave ka ndikuar në maipulimin e ndeshjeve në disa klube ballkanike si dhe në Gjeorgji.

Po sipas “Mynet” në këtë skandal janë përfshirë edhe emra të njohur në Turqi si këngëtari Serdat Ortac, prezantuesi Mehmet Ali Erbil por sidomos ish-futbollisti Batuhan Karadeniz.

Ortac dhe Erbil janë duke u hetuar në gjendje të lirë, ndërsa Karadeniz thuhet se ëhstë arratisur jashtë vendit.

Përmes personave VIP organizata kriminale reklamonte faqet e paligjshme të basteve, duke ju dhënë mundësi shumë qyterarëve që të luanin online. Roli i VIP-ave ishte që në rrjetet e tyre sociale të reklamonin kompanitë e paligjshme duke “thithur” sa më shumë klientë.

Për reklamën në rrjete sociale VIP-at paguheshin me shumë të mëdha nga grupet kriminale.

Po sipas mediave turke dyshohet se paratë e marra në mënyrë të paligjshme nga ana e grupeve kriminale rihidheshin në treg për tu pastruar nga ana e vetë VIP-ave, edhe pse roli i tyre vijon të hetohet.

“Mynet” thekson se reklamimi i këtyre kompanive online nga persona të famshëm, është bërë kundrejt pagesave jashtëzakonisht të larta, deri në 1 milion dollarë për një numër të caktuar postimesh rreth tyre. Pritet që në ditët në vijim të dalin detaje të tjera rreth këtyre gupeve dhe se si kanë organizuara bastet ilegale apo deri ku është shtrirë ndikimi i tyre në Turqi dhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Përfshirja e klubeve shqiptare dhe ballkanase në baste

Sipas “Mynet” në skemën e basteve janë përfshirë edhe klube nga Shqipëria, Maqedonia e veriut dhe Gjeorgjia.

Në shkrimin e ”Mynet” theksohet se organizata kriminale arrinte të blinte skuadra në Shqipëri dhe të trukonte ndeshje në mënyrë që të fitonin sa më shumë dhe bastexhinjtë të humbnin gjithmonë.

Read Entire Article