Real Madridi ka marrë një ofertë për Vinicius Junior që ai vështirë se mund ta refuzojë.
Siç raporton portali spanjoll Fichajes, si dhe gazeta gjermane Bild, Paris Saint-Germain ka bërë një ofertë prej 250 milionë euro për madrilenët për sulmuesin brazilian!
Një transferim që nëse realizohet do të thyejë rekordin botëror, të cilin Paris Saint-Germain e ka vendosur duke paguar 222 milionë euro për klauzolën e Neymar në vitin 2017.
Largimi i Kylian Mbappe la një hapësirë të madhe në sulmin e tyre dhe ardhja e Vinicius do të përmirësonte ndjeshëm edhe imazhin e klubit.
Sipas burimeve, Real Madrid nuk ka ndërmend ta shesë brazilianin, por mund të ndryshojë mendje pas një propozimi të tillë.
Vinicius – nga ana e tij – ka theksuar vazhdimisht se ndihet mirë në Madrid dhe se dëshiron të luajë në Santiago Bernabeu, dhe një faktor i rëndësishëm është që kontrata e tij të jetë deri në verën e vitit 2027. /vizionplus.tv