Broja në mes dy klubeve, sulmuesi shqiptar mbetet në Premier League

1 month ago 5
Reklamë

Armando Broja do të përcaktojë të ardhmen e tij në ditët e ardhshme teksa do të mbajë diskutime të rëndësishme me trajnerin e Chelseat, Enzo Marezca. Deri më tani, vetëm Everton dhe Wolverhampton kanë shfaqur interesim për shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Broja u la jashtë skuadrës së “Bluve të Londrës” që humbi 2-1 ndaj Real Madrid në “Bank of America Stadium” të Charlottes. Por mungesa e tij nuk erdhi si pasojë e një dëmtimi.

22-vjecari kaloi një sezon jo të mirë në aspektin personal në sezonin e shkuar, pasi edhe në gjysmën e dytë ku luajti në huazim te Fulhami nuk arriti të lërë gjurmë.

Në pesë ndeshjet miqëosre në SHBA të Chelseat, Broja luajti vetëm 72 minuta. Në qendër të sulmit përpara tij u preferua 18-vjecari Marc Guiu, i cili u aktivizua në vend të Nicolas Jackson. Edhe Christopher Nkunku u përdor gjithashtu si një sulmues nga trajneri Enzo Maresca.

Të tjerë futbollistë që nuk janë në planet e Marescës dhe që mund të shiten janë Ben Chilwell, Renato Veiga dhe Angelo Gabriel. Pista e Everton është mjaft e hapur për Brojën, por që të transferohet në Goodison Park fillimisht duhet të largohet Dominic Calvert Lewin.

22-vjecari shqiptar është një produkt i akademisë së Chelseat, por në 38 ndeshje zyrtare me klubin ka shënuar vetëm 3 gola.

Read Entire Article