Armando Broja dhe goli këtë sezon duken shumë larg njëri-tjetrit.
Në fundjavë shqiptari humbi një rast të pastër me portën e boshatisur, duke e dërguar topin mb tranversë.
Ndërsa mbrëmjene sotme ka qenë arbitri ai i cili i ka mohuar golin talentit shqiptar.
Trajneri Pochetino vendosi të aktivizojë shqiptarin ende pa u mbyllur pjesa e parë përballë Njkukasëllit, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës.
Sapo hyri në fushë Broja u shfaq rrezikshëm për blutë, teksa tundi rrjetën për ekipin e tij, duke shënuar një gol për kopertinë, por fatkeqësisht, sulmuesi shqiptar ishte në pozicion jashtë loje dhe sinjalizimi i vijërojtësit i prishi festën e golit.