Buffon var dorezat në gozhdë

1 year ago 26
Reklamë
18:04 02/08/2023

Çdo epokë e ka një fund… edhe për Gigi Buffon. Portieri legjendar italian ka varur dorezat në gozhdë dhe është tërhequr nga futbolli i luajtur në moshën 45-vjeçare.

Italiani luajti 28 vjet dhe pati disa nga arritjet më të jashtëzakonshme për një futbollist. Buffon fitoi në 2006 Kupën e Botës, 10 kampionate italiane dhe 1 kampionat të Francës me PSG.

“Mbaron këtu. Më dhatë gjithçka, ju dhashë çdo gjë. Ia dolëm bashkë”, tha ai.

Buffon është një nga portierët më të mirë i të gjitha kohërave. Ai e mbylli karrierën aty ku e nisi, tek Parma, të cilët luajnë në Serinë B. Sezonin e fundit, Buffon ka vuajtur nga disa dëmtime.

Në vitin 2001, Buffon iu bashkua Juventusti. Me bardhezinjtë kaloi shumicën e karrierës dhe fitoi kupat më të rëndësishme. Në vitin 2019 shkoi në Paris, ndërsa më pas u rikthye sërish në Torino dhe në fund tek Parma. Për kombëtaren italiane, luajti në total 176 ndeshje./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article