Burg për sulmuesit serbë në veri të Kosovës, motra vrapon pas makinës ku ishte i futur i vëllai: Dushan, qëndro i fortë

11 months ago 16
Reklamë
14:03 26/09/2023

Burg për sulmuesit serbë në veri të Kosovës, e motra vrapon pas makinës ku ishte i futur i vëllai: Dushan, qëndro i fortë

Këto janë pamjet që gazetarja Blerta Dalloshi Berisha ka siguruar teksa një nga sulmuesit serbë në veri del nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ai shoqërohet nga trupat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës. Aty ka një interesim shumë të madh të mediave.

E pranishme në këtë moment ka qenë motra e të arrestuarit. “Dushan, Dushan, qëndro i fortë”, mësohet se thërret ajo teksa i vëllai futet në makinën e policisë.


Gjykata vendosi 30 ditë paraburgim për Dushan Maksimoviç dhe Blagoje Spasojeviç të dyshuar për sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit.

Avokati i Maksimoviç tha se këtë vendim do ta apelojë. Ndërsa motra e tij, Biljana, deklaroi se hetimi do të dëshmojë të vërtetën rreth rastit të vëllait të saj.

Kujtojmë që një ditë më parë, e njëjta masë sigurie u caktua edhe për Vladimir Toliç./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article