“Burgimi im, i padrejtë”, Fredi Beleri reagon nga qelia pas vizitës së ministrit grek: Prezenca e Greqisë më jep forcë dhe optimizëm

10 months ago 27

Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas vizitës së ministrit të Shtetit grek, Stavro Papastavrou.

Beleri shkruan se prezenca praktike e shtetit grek në paraburgim i jep forcë dhe optimizëm për një zgjidhje të drejtë të çështjes.

“Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Shtetit, z. Stavro Papastavrou, për vizitën e tij në Burgun e Durrësit ku po qëndroj në paraburgim. Mbështetja e vazhdueshme dhe prezenca praktike e shtetit grek në paraburgimin tim të paprecedentë dhe të padrejtë, si dhe mohimin e të drejtës time për t’u betuar si Kryetar Bashkie, më japin forcë dhe optimizëm për një zgjidhje të drejtë të çështjes time, për të cilën jam plot shpresë”, shkruan Beleri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article