Bushi: Duam finalet e Europianit

1 year ago 44
Reklamë
17:50 18/09/2023

“Ky grup i Shpresave i përngjan atij të viteve ‘80”

Pikët e plota në 2 ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2025 e bëjnë trajnerin e Kombëtares Shpresa, Alban Bushi të jetë optimist për një pjesëmarrje në fazën finale.

Për më tepër që suksesi me Rumaninë që u arrit me përmbysje dhe ndodh rrallë krijon më shumë besim për të synuar objektivin.

“Ky është grup i ekuilibruar dhe i hapur. Do të ketë surpriza. Mund të jesh i pari dhe i fundit. Këto 6 pikë na kanë dhënë shumë shpresë. Për ne do të ishte shumë mirë edhe vendi i dytë, por do të tentojmë dhe të parin”.

Vendi i parë në grup të kualifikon direkt ashtu si vendet e dyta me rezultatet e mira, por edhe faza play off është një mundësi për të qenë në Euro 2025. Shqipëria U21 e ka bërë këtë në mesin e viteve ‘80 me një brez të artë që për Alban Bushin ky i sotmi i përngjan.

“Qëllimi dhe ëndrra jonë është të shkojmë në Europian. Mendoj që i përngjan atij grupi të atëhershëm. Sepse në futboll është gjithmonë grupi të çon përpara dhe jo individi dhe atëherë Shqipëria ka patur grup që shkoi deri në tetëshe”.

Ndeshjet e radhës të Kombëtares Shpresa janë më 13 Tetor në fushën e Finlandës dhe 4 ditë më vonë në shtëpi me Malin e Zi.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article