Bylykbashi: 8 vendimet e Kushtetueses që rrëzojnë Ramën

11 months ago 10
16:10 17/11/2023

“Komisionet Hetimore, nismat e opozitës të legjitimuara”

Demokratët kanë vendosur të përgënjeshtrojnë argumentet që Edi Rama paraqet për të refuzuar kërkesat për komisione hetimore duke lexuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese që sipas tyre i jep të drejtë.

Oerd Bylykbashi në daljen e tij lexoi 8 vendime të kësaj gjykate që legjitimojnë të drejtën e pakicës për të nisur hetim parlamentar për çështjet që mendojnë se ka shkelje nga ana e institucioneve dhe funksionarëve shtetërorë.

“Kushtetuta e përcakton fare qartë, me kërkesë të 1/4 së të gjithë anëtarëve të tij është i detyruar të caktojë komision hetimor”.

Bylykbashi përsëriti se do të vazhdojnë strategjinë e bllokimit të Parlamentit derisa të përmbushen kërkesat e tyre për komisionet hetimore por dhe për t’u përfaqësuar në Komisionin e Refomës Zgjedhore.

Të hënën është lajmëruar seanca plenare për shqyrtimin e projektbuxhetit 2024 por nuk dihet nëse shumica do t’ia dalë përballë këmbënguljes së opozitës për ta bllokuar këtë seancë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article