Caicedo ndryshon mendje, kërkon transferimin te Chelsea

1 year ago 31
Reklamë
21:40 11/08/2023

Moises Kaisedo ka refuzuar mundësinë për t’u bashkuar me Liverpulin pasi dëshiron që të transferohet te Chelsea, pavarësisht se “të kuqtë” ranë dakord për të paguar një shifër  rekord prej 111 miliunë paundëve.

Blutë e Londrës ishin gati që të shpenzonin 100 milionë paund për 21 vjeçarin, kurse Bajern Mynihu 90.

Sipas Skysports, edhe pse Kaisedo pritej që të udhëtonte drejt Liverpulit për të kryer testet mjekësore brenda ditës së premte, ai ndryshoi mendje dhe u tha të kuqve se nuk dëshironte që të bëhej pjesë e ekipit.

Ekuadoriani e ka bërë të qartë se largohet nga Braiton vetëm për të veshur fanellën e bluve.

Trajneri i ekipit Roberto de Zerbi tha se ai e ka harruar 21 vjeçarin dhe ndihet krenar për futbollistët që ka në dispozicion.

Pulëbardhat e blenë ekuadorianin për 4.5 milionë paund nga  Independiente del Valle në 2021.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article