“Çajupi bënte durim, pa djegur karrige”, Rama në Selanik: Mos harroni se ne kemi këtu muret tanë të lotëve dhe kemi dëshmorët tanë

1 week ago 35

Edi Rama po mban sot takimin e tij me shqiptarët që jetojnë në Selanik.

Rama u shpreh se ky qytet ka një histori të jashtëzakonshme, e po ashtu shqiptare që janë pjesë e historisë. Kreu i qeverisë u shpreh se grekët dhe shqiptarët duhet që të jenë burim miqësie dhe jo konfliktesh.

Edi Rama: Çajupi bënte durim dhe pa djegur karrige dhe pa grisur tapete, me artin e satirës tregonte çka i dukej e mbrapsht në sallone shumë të nderuara krahasuar me klubin parlamentar fatkeqësisht sot, klubit shqiptar të Selanikut ku ai hynte dhe dilte lirshëm me mirësjellje, edhe kur nuk i pëlqenin dhe as e pëlqenin të tjerë aty…

Kush kujtohet për Ali Pashë Tepelena që vuri rend në këto anë duke ndëshkuar me rreptësisht çdo akt agresioni fetar të shumicës politike ndaj pakicës, ishte ai Aliu nga Tepelena që sanksionoi me firmën e tij që çdo keqbërës mysliman që guxonte të prekte një murg ortodoks, varej në vend.

Për ne shqiptarët Selaniku mund të quhej qyteti i mundësive.

Mos e harroni asnjëherë se të gjitha etnitë e tjera që e kanë populluar Selanikun, ne kemi këtu dhe muret tanë të lotëve dhe kemi dëshmorët tanë. Vërtetë s’ka mbetur asgjë nga varrezat e hershme shqiptare të këtij vendi, por i pashlyer do mbetet gjaku i shqiptarëve që u martirizuan në këtë qytet, i paskalitur nga mbetur memoriali i Spiro Kosturit, të cilin komuniteti i sotëm shqiptar i Selanikut nuk mund ta lërë në harresë dhe për të cilin çdo shqiptar i Selanikut duhet të ndihet shumë krenar.

Read Entire Article