Callum Turner shmang pyetjet rreth romancës së përfolur me Dua Lipën

8 months ago 23

Callum Turner është mbajtur i rezervuar lidhur me lidhjen e përfolur me Dua Lipën. Aktori 33-vjeçar ka nxitur thashetheme për një romancë me këngëtaren 28-vjeçare të hitit “Dance The Night”, pasi janë parë në disa takime në Los Angeles të Kalifornisë. Edhe pse yjet britanikë ende nuk kanë konfirmuar nëse janë çift, Turner ka qenë i paqartë lidhur me romancën e mundshme me Lipën.

Duke folur për “Entertainment Tonight” më 24 janar, aktorit i është bërë pyetja nëse do të marrë pjesë në Çmimet ‘Grammy 2024’ muajin e ardhshëm. “Jo, unë nuk jam muzikant”, u përgjigj Turner. Lipa, e cila ka marrë dy nominime këtë vit, është parashikuar të performojë në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve.

Kur “ET” i tha aktorit se ai “ka kërcyer në një mbrëmje me një fituese të çmimit Grammy”, Turner raportohet se është përgjigjur me një buzëqeshje: “Nuk e di rreth asaj”, shkruan The Independent.

Turner dhe Lipa fillimisht kanë shkaktuar spekulime për një marrëdhënie në fillim të këtij muaji, kur “TMZ” publikoi një video të këngëtares së hitit “New Rules” duke u ngrohur me aktorin në premierën e projektit të tij më të ri, “Masters of Air”. Në klip, Lipa u pa me krahun e saj rreth qafës së Turnerit, ndërsa ai vendosi krahun përreth belit të saj.

Çifti u pa për herë të parë në publik pak ditë më vonë, ndërsa Lipa dhe Turner u fotografuan duke dalë nga sesioni i pyetjeve dhe përgjigjeve të aktorit në Santa Monica. Javën e kaluar, çifti i përfolur u kap edhe duke u puthur pasi dolën nga një darkë në “Sushi Park” në West Hollywood.

Këngëtarja e këngës “Break My Heart” ka qenë vitin e kaluar në lidhje me regjisorin francez Romain Gavras. Ish-çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Cannes në maj të vitit 2023, por raportohet se ndërprenë marrëdhënien në dhjetor 2023.

Në intervistën e fundit të dhënë për ‘Rolling Stone’, të publikuar më 16 janar, Lipa konfirmoi se ishte beqare dhe tregoi sesi e menaxhon jetën si beqare. “Takimet, mendoj në përgjithësi, janë thjesht pak konfuze”, i tha ajo revistës. “Ose është përmes miqve të miqve ose njerëzve që ke besim ku mund të njohësh njerëz të rinj, pasi takimi nuk është vërtet aq i drejtpërdrejtë kur je, po të themi, një person publik”.

Në një këngë të papublikuar nga albumi i saj i tretë në ardhje, Lipa thuhet se këndon vargjet: “Duhet të të kem dashur më shumë sesa kam ditur… Unë nuk jam e zemëruar/Nuk jam e lënduar/Ke marrë gjithçka që meriton”.

“Kur ke një ndjenjë si ajo, ndihesh vërtet e rritur sepse je si: ‘Oh, jam një qenie njerëzore kaq e zhvilluar saqë mund të shoh ish të dashurin tim, të ecë përpara dhe të ndihem mirë për këtë'”, tha Lipa rreth këngës së papublikuar. “Mendoj se kam pasur ndarje në jetën time ku ndjeja se vetëm lloji i ndarjes që do të kishe do të ishte kur gjërat përfundonin shumë keq”, shtoi ajo.

Fituesja e tri çmimeve Grammy më parë ka qenë në lidhje me modelin Anwar Hadid, vëllain më të ri të Gigi dhe Bella Hadidit. Ata ishin në një marrëdhënie për pak më shumë se dy vjet para se të ndaheshin në fund të viti 2021. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram
Read Entire Article