Carlo Ancelotti reagon pas lajmeve se Xabi Alonso do jetë pasardhësi i tij tek Real Madrid

11 months ago 19
Reklamë

Carlo Ancelotti ka dhënë opinionin e tij rreth lajmeve që lidhin Xabi Alonson si pasardhës të italianit si trajneri i ardhshëm i Real Madridit .

Alonso i cili momentalisht është në krye te Bayer Leverkusen në Bundesliga, po konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Ancelottit në stolin madrilen.

Ancelotti, i cili ka qenë trajner i Alonsos tek Real Madridi gjatë periudhës së tij të parë me klubin përgjatë vitit 2013 dhe 2015, lavdëroi ish-futbollistin e Realit dhe shpresoi që ai të rikthehet tek klubi në cilësinë e trajnerit në të ardhmen.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Las Palmas, Ancelotti tha: “Unë e kisha atë (Alonso) në menaxhim si lojtar. Ai kishte një nivel të lartë të të kuptuarit të futbollit, ai është duke bërë shumë mirë me Bayer Leverkusen. Shpresoj që ai të vijë këtu ndonjë ditë, njësoj si Raul apo Arbeloa. Ata janë njerëz që i njoh dhe i dua shumë. Shprseoj që një ditë ata mund të bëhen trajnerë të Real Madridit”.

Ancelotti on Xabi Alonso to Real links: “I have coached Xabi, he’s doing a great job at Bayer”. ⚪️🇪🇸

“He understands the game well, that’s why he’s very good coach”.

“I wish Xabi Alonso, Raul, Alvaro Arbeloa to become Real Madrid's manager one day. I love all of them”. pic.twitter.com/kPfhdVaBvB

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 26, 2023

Tekniku italian ripërsëriti se ai është i lumtur që është trajner i Real Madridit.

“Të gjithë e dinë se unë jam shumë i lumtur këtu, unë ndihem mirë këtu, por nuk është tema më e rëndësishme për të biseduar (rinovimi i kontratës). Ka shumë ndeshje. Kritikat nuk më shqetësojnë aspak. Të gjithë mund të thonë çfarë të duan, por unë duhet të fokusohem në punën time”, u shpreh Ancelotti.

Kontrata aktuale e 64-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe ai është lidhur shumë së fundmi me një kalim tek Brazili si trajner i kombëtares. Alonso, në anën tjetër, iu bashkua Leverkusenit në tetor të vitit të kaluar dhe arriti që të fitojë 52 përqind të ndeshjeve që ai ishte në krye të klubit.

Këtë sezon, klubi i tij është në krye të tabelës me pikë të barabarta me Bayern Munich (13) pas pesë ndeshjeve të para.

Pas humbjes me rezultat 3-1 në derbin e qytetit ndaj Atletico Madridit, Los Blancos do synojnë rikthimin tek rezultatet pozitive në sfidën e së mërkurës ndaj Las Palmas./Telegrafi/

Read Entire Article