Casemiro largimi i parë nga Man Utd, mësohet se ku do ta vazhdoj karrierën braziliani

3 months ago 12
Reklamë

Pasi sezoni është mbyllur me sukses te Manchester United duke fituar Kupën FA, tani është koha për të marrë vendime të rëndësishme.

Djajtë e Kuq pritet të bëjnë revolucion dhe disa emra të mëdhenj pritet të largohen nga Old Traford gjatë afatit kalimtar veror.

Një nga emrat më të mëdhenj që pritet të largohen nga Manchester United është edhe mesfushori brazilian Casemiro.

Ylli brazilian nuk është në planet e Djajve të Kuq pasi ka vuajtur edhe nga disa lëndime dhe drejtuesit e klubit duan shitjen e tij në verë.

E ardhmja e 32-vjeçarit duket se do të jetë larg Evropës, pasi klubet nga Arabia Saudite janë në garë për t’i fituar shërbimet e tij.

The Sun ka raportuar se Al Nassr është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit, me Cristiano Ronaldon që ka kërkuar ribashkimin me të.

Egziston mundësia që Casemiro të shkëput kontratën me Man Utd dhe të largohet si lojtarë i lirë, derisa përveç Al Nassr në garë për të janë edhe Al-Ettifaq dhe Al Ittihad. /Telegrafi/

Read Entire Article