Cavani prezantohet te Boca Juniors

1 year ago 23
Reklamë
23:00 01/08/2023

Sulmuesi kthehet në Amerikën e Jugut pas shumë vitesh në Europë

Edinson Cavani u prezantua para tifozëve të Boca Juniors si afrimi i ekipit në këtë merkato vere. Sulmuesi nga Uruguaji u prit nga rreth 30 mijë vetë në stadiumin “Bombonera”.

36-vjeçari vendosi të bashkohet me skuadrën e njohur të Buenos Airesit pak orë pas u nda me Valencia ku kishte edhe 1 sezon kontratë, por që u ndërpre me konsensus.

Cavani firmosi për 1 vit e gjysmë me Boca Juniors dhe do të mbajë numrin 10 në fanellë. Endison Cavani kthehet në Amerikën e Jugut pas një karriere të gjatë me klubet Europianë, Palermo, Napoli, Paris Saint Germain, Manchester United. Në Europë ai fitoi trofe të shumtë, pjesën dërrmuese me Paris.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article