Çekia e ka mendjen te Shqipëria, trajneri Jaroslav Silhavy ka grumbulluar 23 lojtarë për sfidën e 7 Shtatorit në Pragë

1 year ago 28
23:27 29/08/2023

Në kombëtaren e Republikës Çeke e dinë se sfida kundër Shqipërisë më 7 Shtator është një nga më të rëndësishmet e fazës kualifikuese Euro 2024.

Trajneri i përfaqësueses Jaroslav Shilhavi ka grumbulluar 23 lojtarë për takimin kundër kuqezinjve.

13 prej tyre luajnë në kampionate europiane si Bundesliga, Premier Liga, apo Serie A.

Tekniku ka folur në një konferencë shtypi për rëndësinë e kësaj sfide. Kombëtarja çeke do të zhvillojë 4 ditë stërvitje për t’u përgatitur për përballjen.

“Na pret një nga ndeshjet kyçe të të gjithë kualifikimit. Të gjithë e kuptojmë se për çfarë po luajmë. Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë, e dëshmon edhe fakti se janë menjëherë pas nesh në rënditjen e grupit. Besoj tek suksesi në këtë ndeshje në mënyrë që të bëjmë një hap të madh drejt kalimit në Kampionatin Evropian, të cilin në asnjë rast nuk duam ta humbasim.”

Në sfidën e 7 Shtatorit, për përfaqësuesen çeke nuk do të jenë të disponueshëm sulmuesi Patrik Schick dhe mbrojtësi David Jurásek, pasi janë të dëmtuar. Por në dyshim është edhe mesfushori Tomáš Souček që luan te Ëest Ham.

Ndeshja me Shqipërinë do të zhvillohet në “Fortmuna Arena” të Pragës dhe për tifozët brenda territorit shqiptar sfida do të transmetohet në Tv Klan.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article