Çekia publikon listën ndaj Shqipërisë

1 year ago 19
18:18 29/08/2023

Mungon sulmuesi i njohur Patrik Schick

23 lojtarë ka grumbulluar trajneri i Çekisë Jaroslav Šilhavý, për ndeshjen me Shqipërinë që do të luhet më 7 shtator. 13 prej tyre janë nga kampionatet europiane si Bundesliga, Premierleague dhe Serie a. Trajneri ka dalë në një konference për shtyp ku ka folur për rëndësinë e përballjes me kombëtaren kuqezi.

“Na pret një nga ndeshjet kyçe të të gjithë kualifikimit. Të gjithë e kuptojmë se për çfarë po luajmë. Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë, e dëshmon edhe fakti se janë menjëherë pas nesh në rënditjen e grupit. Besoj tek suksesi në këtë ndeshje në mënyrë që të bëjmë një hap të madh drejt kalimit në Kampionatin Evropian, të cilin në asnjë rast nuk duam ta humbasim.”

Por tekniku çek do të duhet të bëjë pa sulmuesin Patrik Schick dhe mbrojtësin David Jurásek, të cilët janë të dëmtuar. Në dyshim është edhe mesfushori mbrojtës Tomáš Souček i Ëest Ham.

Kombëtarja çeke do të zhvillojë 4 ditë stërvitje për të përgatitur ndeshjen me Shqipërinë, që do të zhvillohet në ‘Fortmuna Arena’ në Pragë. Për të gjithë tifozët brenda territorit të Shqipërisë, takimi do të transmetohet në Tv Klan.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article