Çekia vuan mungesën e Patrick Schick

1 year ago 24
12:08 30/08/2023

Rivalët e Shqipërisë defektoz në shënimin e golave, baza në kampionatin vendas

Mungesa e sulmuesit Patrik Shik pritet të lërë një boshllëk të madh te kombëtarja Çeke përballë Shqipërisë. Dëmtimi i autorit të 27 golave ka zbritur ndjeshëm rrezikshmërinë e kundërshtarëve tanë në duelin e 7 Shtatorit, fakt që pritet të shfrytëzohet nga ana e kuqezinjve, pasi do të kenë një problem më pak në fazën defensive.

Një tjetër fakt që bie në sy është se Jaroslav Silhavi i ka besuar shumë futbollistëve që aktivizohen në kampionatin vendas, me dy skuadrat e kryeqytetit, por edhe në Angli, Gjermani, Itali e Holandë. Në listën prej 23 futbollistësh, 10 aktivizohen në Çeki, teksa lojtari me më shumë paraqitje në këto grumbullime me kombëtaren do të jetë mesfushori i Uest Ham, Tomas Souçek me 60 sfida deri më tani.

28-vjeçari është edhe ai që bën diferencën në aspektin e golave, pasi është lojtari që ka shënuar më shumë, konkretisht 9. Arritja te shënimi i golave është një vështirësi për organikën e kombëtares Çeke, pasi sulmi prej 5 lojtarëve ka shënuar vetëm 10 gola, ndërsa në total janë 36 realizime të regjistruara nga kundërshtarët e kuqezinjve në duelin e radhës kualifikues të Euro 2024.

Faktor që shpresojmë që do të ndikojnë direkt në performancën e çekëve. Kombëtarja e teknikut Silvinjo duhet të arrijë të marrë një rezultat pozitiv që do të thoshte shumë për vazhdimësinë drejt grupeve të Europianit të vitit të ardhshëm që do mbahet në Gjermani.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article