Çelet në Tiranë ekspozita për Paolo Rossi

7 months ago 33
Reklamë
19:39 01/02/2024

Rama: Ishte shpresë në Shqipërinë komuniste 

Ekspozita “Një Djalë i Artë dhe Legjendat e Futbollit” u çel pasditen e së enjtes në Tiranë. Në epiqendër të saj është figura e Paolo Rossi, ish-futbollistit të Italisë kampione e Botës në 1982, i cili u shua disa vite më parë. Për kryeministrin Rama dhe kreun e federatës, Duka, Italia e Rosit ishte shpresë në Shqipërinë komuniste.

Edi Rama: Në Shqipëri kishte dy grupe të mëdha me Italinë dhe Gjermaninë dhe disa të tjerë me kombet e tjera. E dinim se në çdo shtëpi ku kishte televizor, ishin si shkallë stadiumi ku tifozët bënin tifo. Futbolli nuk ishte vetëm topi dhe ndeshja për ne, ishte imazhi i një bote tjetër. Ishte mundësia për të parë një pasqyrë që lëvizte, një ëndërr e ndaluar.

Armand Duka: Jemi me fat që brezi ynë ka parë Paolo Rossi që të luajë futboll me kontributin kryesor në fitimin e titullit kampion bote pas më shumë se 5 dekadash. Emri i Paolo Rossit është i pavdekshëm, është motivues për brezat e rinj.

Lidhjet mes Shqipërisë dhe Italisë ishin në fokus edhe të miqve të ardhur nga përtej Adriatikut.

Arrigo Sacchi: Kënaqësi të jem këtu, qyteti ka ndryshuar shumë, kam qenë shumë vite më parë. Ne presim që futbolli të jetë njësoj emocionues, aktiviteti është për të gjithë.

Gabriele Gravina: Këto ndodhi që unë i kam përjetuar janë sigurisht stimuluese dhe që bëhen pjesë e memories. Është një dëshmi vlerash. Them që Paolo është një hero.

Kjo ekspozitë tepër e veçantë që ka shëtitur Italinë dhe shumë shtete të tjerë do të qëndrojë e hapur deri më 24 Shkurt në Muzeun Kombëtar, ndërsa hyrja do të jetë e lirë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article