Nën një atmosferë festive, në qytetin e Maliqit është çelur për të 17-in vit radhazi Festa e Ëmbëlsirave. Dikur kjo zonë kishte Kombinatin e Sheqerit, ndaj dhe sot banorët e ruajnë me fanatizëm këtë traditë te bukur, e cila promovon kulinarinë e zonës.
Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu shprehet se “Festa e Ëmbëlsirave” ndihmon në promovimin e produkteve të zonës për konsumatorët.
Festës i është bashkuar edhe Kryetari i Bashkisë së Korinthit, Nikos Stavrelis, i cili u mirëprit nga Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, ku dhe dhanë lajmin se po punojnë për binjakëzimin e dy bashkive.
Banorët, por edhe vizitorët shijuan prodhimet e zonës në festën tradicionale të ëmbëlsirave, ku ndërthuren tradita e veçantë e produkteve bujqësore e blegtorale.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb