Celtics fiton derbin e mbrëmjes ndaj Mavericks

7 months ago 6

Boston Celtics ka fituar derbin e mbrëmjes përballë Dallas Mavericks në një ndeshje spektakolare në TD Garden.

Celtics kanë pasur epërsinë nga fillimi deri në fund të saj, derisa në fund fituan me 28 pikë diferencë 138:110.

Jayson Tatum ka qenë më meritori për këtë fitore të skuadrës vendase me 32 pikë, tetë kërcime e tre asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Jaylen Brown me 25 pikë si dhe qendra Kristpas Porzingis që shtoi 24 të tjera.

The East:

– Celtics win 10th in a row, stay atop the East
– Cavs win, stand in 2nd
– Bucks and Sixers win, currently 3rd and 5th

For more, download the NBA App
📲 https://t.co/oRfhdB8ZfO pic.twitter.com/UelumcKb1V

— NBA (@NBA) March 2, 2024

Luka Doncic ishte fantastik për skuadrën mysafire duke arritur ‘Triple-Double’ me 37 pikë, 12 kërcime e 11 asistime, por që në fund nuk mjaftuan për të marrë fitore.

Celtics vazhdojnë të jenë lider në Konferencën e Lindjes me bilanc prej 47 fitoreve e 12 disfatave, derisa Mavericks zënë vendin e tetë në Perëndim me 34 fitore e 26 humbje. /Telegrafi/ 

Read Entire Article