Kisha katolike e Shqipërisë ka kundërshtuar zyrtarisht rezultatet e censusit të publikuara së fundmi nga INSTAT. Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Dom Mark Pashkja deklaron se janë më shumë se 410 mijë shqiptarë që kanë emigruar që nga 2011 kur është bërë censusi i fundit.
Kisha katolike nuk është shumë e bindur edhe për numrin e katolikëve në vendin tonë edhe pse për këtë nuk ka të dhënë të sakta duke bërë që shumë shpejt kisha të nisë vetë një census se sa katolik jetojnë aktualisht në vendin tonë.
Në këtë deklaratë kisha katolike u shpreh sërish kundër surrogacisë ndërsa ka bërë një kërkesë zyrtare në Kuvend për këtë projekt-ligj që e dënon me forcë, nëse është depozituar apo jo zyrtarisht në Parlament.
Edhe komunitetet e tjera fetare kanë dënuar draft projekt-ligjin e surrogacisë duke thënë se dëmton gratë aq më tepër ata që janë shtresa të varfra apo vunerabël si dhe përmbys institucionin e martesës si shumë e rëndësishme për shoqërinë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb