“Lekët që marrim as për ilaçe nuk dalin”, pensionistët në News24: Jemi në kufijtë e mbijetesës, pa ndihmën e familjarëve as bukë nuk hamë dot…

1 month ago 30

Në rubrikën ‘Opinion’ u bashkua dhe Luçiana Xhuveli, ish dizenjatore dhe u Kujtim Dako të dy pensionistë të cilët rrëfyen se sa pension marrin dhe vështirësitë që hasin, me gjërat minimale si ilaçet, vizitat apo edhe ushqimin.

Xhuveli, u shpreh se ka punuar si dizenjatore dhe sot si pensioniste ajo merr vetëm 110 mijë lekë së bashku me kompensimin e dritave, sepse e ka edhe më pak pa kompensimin.

Ndërkohë që Kujtim Dako u shpreh se vitet e fundit para se të dalë në pension punonte si roje, por tashmë ai ka probleme shëndetësore dhe shprehe se pa ndihmën e të afërmve me 130-mijë lekë të vjetra pension as për ilaçet nuk i mjaftojnë.

E përbashkëta e dy deklaratave të pensionisteve është se janë në kufijtë e mbijetesës me pensionet që marrin, teksa pa ndihmat e familjarëve dhe të afërmve nuk mund të ja dalin.

Pjesë nga deklarata:

Luçiana Xhuveli:

110 mijë lekë marr dhe kaq brenda kompensimit të dritave, mua 4 mijë lekë mu shtuan. Sepse e kam më pak dhe është turp ta themi sa vite pune kemi dhe sa lek marrim tani.

Kujtim Dako:

Unë marr 130 mijë lekë, kam punuar roje dhe tani me këtë pension është shumë vështirë.

Ne jemi në rrethanat e mbijetesës, na ndihmojnë të afërmit sepse pa ata nuk jetonim dot.

Është tallëse dhe e turpshme që ne të marrim kaq lekë kur as për ilaçe nuk ja dalim dot.

Luçiana Xhuveli:

Mua më ndihmon djali, se nga shteti nuk kemi asgjë. As ilaçet nuk i blej dot, as analizat që i bëj shpesh nuk ja dal dot, as për ushqime as për drita e ujë.

Mua nuk më del pensioni se unë bëj analiza në privat sepse në shtet nuk ka pajisje, përveç se duhet të presësh nga 6 muaj ose 8 muaj dhe të gjitha shpenzimet mi mbulon djali.

Kujtim Dako:

Ndonjëherë nuk na premton koha na duhen analizat shpejt por detyrohemi ta bëjmë në privat se në shtet duhen shumë muaj, pra jemi të detyruar.

Unë jam i sëmurë nga prostata, kam dy vjet me dhimbje marr një ilaç dhe efekt nuk bën fare pra defekti është tek ilaçi.

Pra përveçse tallen me kaq lek sa na japin, thanë se do ti rrisim pensionet dhe mua më rritën për shembull vetëm 5 mijë lekë.

Luçiana Xhuveli:

Ne kemi dal dhe kemi protestuar sepse nuk kemi asnjë rrugë zgjidhje tjetër. Ne nuk na dëgjohet fjala, na kanë braktisur dhe pa ndihmën e të afërmve ne nuk do të mund të mbijetonim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article