Ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike, kush janë artistët e njohur që pritet të performojnë

1 month ago 6
Reklamë

Ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike 2024 në Paris pritet të ecë në “shtigje” më të njohura, në ndryshim nga ceremonia e hapjes, e cila indinjoi shumë njerëz, sepse u organizua jashtë stadiumit, në pjesët më qendrore të kryeqytetit francez me delegacionet që parakalojnë me anije në Senë.

Pas paraqitjeve të Celine Dion dhe Lady Gaga në ceremoninë e hapjes, përflitet se do të jenë Tom Cruise, Taylor Swift e cila është në turne në Evropë dhe Beyonce.

Revista Variety, nga ana tjetër, citoi burime që thanë se Billie Eilish, Snoop Dogg dhe Red Hot Chili Peppers do të shfaqen në ceremoni, disa të regjistruara dhe të tjerë në performanca live nga Los Anxhelosi, i cili është qyteti i ardhshëm që organizon Lojërat Olimpike në 2028. /vizionplus.tv

Read Entire Article