Çështja ‘Partizani’, Berisha del nga banesa dhe i drejtohet SPAK, do të pyetet për herë të parë si person nën hetim

8 months ago 11

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka dalë nga banesa, i është drejtuar sot ambienteve të SPAK, ku është thirrur për t’u marrë në pyetje në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, si person nën hetim.

Mësohet se seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë që Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në mbështetje të tij do të shkojnë dhe deputetë të opozitës.

Kjo do të jetë hera e parë që Berisha shkon në SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje, ndërkohë më herët ai nuk ka pranuar të paraqitet siç e përcaktonte ligji në kohën kur ndaj tij ishte caktuar ‘detyrim paraqitje’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article