Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka folur për statusin e dosjeve kryesore të cilat janë në SPAK.
Bushkolaj u shpreh se dosja e Ilir Metës është në afate dhe se ajo mund të kalojë për gjykim shumë shpejt.
Ai shtoi se sa i përket dosjes së inceneratorëve hetimet ende vijojnë, ndërsa priten zhvillime të tjera për skandalin në bashkinë e Tiranës.
“Besoj se SPAK do ndikojë në zgjedhjet e ardhshme. Ka dosje të liderëve kryesorë të opozitës. Dosja e Metës mund të kalojë për gjykim shumë shpejt pasi është në limite. Fatin e dosjes së Berishës pak a shumë e dimë tashmë. Inceneratorët vijojnë të jenë në hetim, ndërsa për bashkinë e Tiranës pritet të ketë zhvillime të tjera. Ka zhvillime për pjesëtarët e asaj që njihen si dosja 5D, të cilët kanë kërkuar zbutje të masave. Besoj se zhvillimi më i rëndësishëm do lidhet me dosjen e Metës”, u shpreh ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb