Debati në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit
Flamur Noka: Mbledhja vetëm në një pikë: aksioni PD dhe protesta e 20 shkurtit. Kemi një shembull referimi kur punojmë bashkë dhe organizohemi siç është protesta e 7 korrikut. Të përcjellim mesazhet edhe në rrjete sociale. Tani puna kapilare pas mbledhjes së strukturave. Bashkimi ka dhënë mesazh tek demokratet. Kemi vetëm 8 ditë para protesteës. Me të gjithë deputetet takime në qendrat e degeve.
Myslim Murrizi: PD ka vuajtur nga heshtja. Ne nuk funksionojmë vetëm me Facebook. Këtu ka opozitar të 97′. Heshtja na ka penguar. Po me 21 çfarë do bëjmë? Pse u venitëm pas 7 korrikut? Jo i kryer misioni ynë. Këto 2 vite u duk qartë e vërteta. Bashkimi ndodh duke u shkrirë dhe duke shkuar në bazë. Sot një vit do jemi në fushatë. Rama ka nisur fushatën. Kush është propozimi për kodin zgjedhor, ende se kam dëgjuar. Me 20 ok është protesta, por me 21 çdo bëjmë??? A do hartojmë programin?? Ne do hyjmë në zgjedhje 2025 dhe duhet të gjejmë mënyrën ligjore si do hyjmë në zgjedhje nëse vula nuk vjen te ne? Jo heshtje, jo lëpirje, jo duartrokitje duhet strategji e jona. Ne jemi shume pas revoltës qytetare. Duhet të jemi te besueshem pee qytetaret pas 2 vitesh akuza dhe deklarata shume te renda per njeri tjetrin. Kërkimi ndjesës është fisnikëri. Ky bashkim të rrezatohet poshtë jo bashkim tinzarëshe.
Paloka pas Murrizit: Të gjithë deputetët pa përjashtim do jemi në bazë. Të gjithë kemi mëkatet tona në politikë, por na takon të ecim bashkë për qëllimin madhor.
Top Channel