Çfarë mori parasysh ‘Ciao Berto’ para dizajnimit të disa prej hapësirave të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova?

10 months ago 11

Kur flitet për dizajnimin e ambientit të një shtëpie televizive si ajo e “Big Brother VIP Kosova”, rëndësi të veçantë merr jo vetëm estetika, por edhe funksionaliteti dhe rehatia.

Kompania vendore “Ciao Berto”, e specializuar në prodhimin dhe dizajnimin e mobiljeve dhe kuzhinave, ka qenë përgjegjëse për transformimin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, duke prekur disa nga ambientet më të rëndësishme: kuzhinën, dhomën e gjumit dhe dhomën e makijazhit.

Një sfidë kyçe në këtë projekt ka qenë të kuptuarit dhe përshtatja e nevojave specifike që vijnë së bashku me jetën në një shtëpi që transmetohet 24 orë live në televizion.

Kuzhina, për shembull, duhet të kombinojë estetikën tërheqëse me një lloj komoditeti që mundëson përgatitjen e ushqimit efikas nga banorët në një mjedis ku kamerat janë gjithmonë të pranishme. “Ciao Berto” ka krijuar një hapësirë ku linjat e pastra dhe hapësira e organizuar u bënë bazë e konceptit dizajnor.

Dhoma e gjumit, nga ana tjetër, duhet të sigurojë një atmosferë qetësie dhe të jetë e përshtatshme për pushimin e banorëve, veçanërisht duke pasur parasysh stresin që vjen nga ekspozimi i vazhdueshëm ndaj kamerave. “Ciao Berto” ka përdorur ngjyra të buta dhe mobilje me linja të lehta për të krijuar një vendstrehim ku banorët mund të ndihen sa më shumë në shtëpinë e tyre.

Në dhomën e makijazhit, ku momentet e përditshme të përgatitjes së banorëve bëhen publike, dizajni duhet të jetë i funksional dhe të ofrojë mjaftueshëm hapësirë dhe ndriçim për tu përgatitur para pasqyrës. “Ciao Berto” ka instaluar orendi me hapësira të mjaftueshme ruajtjeje dhe një ndriçim të përshtatshëm që ndihmon në krijimin e imazhit të duhur për kamera.

Përveç kësaj, kompania ka qenë e përkushtuar në zgjedhjen e materialeve të durueshme dhe të kualitetit të lartë për dyert dhe dritaret, duke u siguruar që struktura të rezistojë ndaj përdorimit të intensiv; një aspekt kyç për integritetin e ndërtesës dhe sigurinë e banorëve.

Ciao Berto ka arritur të krijojë një mjedis që nuk është vetëm estetikisht i këndshëm por edhe shumë funksional, duke i shërbyer nevojave të banorëve dhe specifikave të formatit të “Big Brother VIP Kosova”.

Dizajni i tyre i mençur dhe i qëlluar i hapësirave të ndryshme të shtëpisë ka lejuar jo vetëm që banorët të ndihen rehat dhe të lirë në jetën e tyre të përditshme, por gjithashtu ka kontribuar në cilësinë e transmetimit për publikun që ndjek me interes çdo kënd dhe çdo moment të shtëpisë. /Telegrafi/

Read Entire Article