“Çfarë opozite jemi ne? Jemi falsitete”, Berisha për mosbindjen civile: Jemi si figurantë për të thënë se Kuvendi ka…

10 months ago 11

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takimin me Kryesinë në Degën Gjirokastër, ku foli për situatën politike të opozitës dhe mosbindjen civile.

Berisha u shpreh se “Ne jemi si figurantë për të thënë se Kuvendi ka opozitë”, ndërsa shtoi se opozita sot në Parlament është falsitetet.

“Nuk do të mund të krijonte një realitet që nuk është për të justifikuar humbjet apo disfatat tona, por ne jemi përpara një realiteti, i cili nuk mund të injorohet më tej. Nuk mund të injorohet më tej, sepse nuk dua të bëj historikun, por po marr vetëm një aspekt.

Një nga zotimet solemne të Sali Berishës, po edhe të atyre që ai përfaqëson, ka qenë mbrojtja e votës. Mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarëve. Në mënyrë të përsëritur, edhe demokratë, por edhe gazetarë kanë shtruar pyetjen: Si do ta mbroni ju votën?
Kanë marrë një përgjigje: Mbrojtja e votës për ne është një proces! Se duhet të jemi … dhe në këtë përgjigje, kam konstatuar se pati nga ata që e kuptuan, që nuk janë edhe me ne, por e kuptuan se çfarë nënkuptonte një proces. Pra, ne nuk nënkuptonim mbrojtjen e votës me pushkë, ditën e votimit, nuk nënkuptonim mbrojtjen e votës ditën e votimit me bojkot të zgjedhjeve, sepse kishim bërë një gabim historik me largimin nga zgjedhjet lokale, kishim firmosur në mënyrë të verbër instalimin e monizmit që kishim rrëzuar vetë dhe ajo s’mund të ndodhte.
Do të merrnim pjesë në zgjedhje, cilido që të ishte çmimi, do të merrnim pjesë në zgjedhje pavarësisht se para syve tanë u shkel çdo nen i Kodit Zgjedhor, u bë çdo diskriminim dhe pabarazi që mund të krijohej, ndaj një force politike, megjithatë jua them juve që ne vepruam drejt që morën pjesë në zgjedhje.
Por, çfarë konstatuam ne, se ne jemi forcë politike, jemi shtab politik dhe forca e transformimeve më epokale të këtij vendi, të cilat janë e shkuara, miqtë e mirë. Ato transformime janë e shkuar, nuk janë e sotme. E theksoj këtë.

Dy vite ka Shehu që ka dërguar në Kuvend një rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë. Ligji thotë se ajo rezolutë kalon nga sekretaria në komisione, pastaj në Kuvend. Më pas vendoset nëse do hidhet poshtë apo do miratohet. 31 amadentetat tona bllokohen, sikur nuk ekzistojmë, por jemi figurantë për të thënë që Kuvendi ka opozitë. E çfarë opozite jemi ne, ne nuk jemi opozitë në fakt, jemi falsitete. Duhet të themi realitetit.

Në mënyrë më të përsëritur i kam thënë kryetares se po shkatërron Parlamentin. Ne nuk jemi ata që mund të jemi dakord me ato që bëni. Kjo solli fillimin e mosbindjes civile në Parlament dhe kjo shënon një kthesë të madhe të PD-së.”, u shpreh Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article