“Çfarë po bën ai në ekipin tonë”, tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

1 year ago 59
Reklamë

Vazhdojnë gabimet trashanike nga personat që menaxhojnë rrjetet sociale të gjigantit katalunas Barcelona.

Gjiganti katalunas ka përditësuar foton e kopertinës në rrjetin social Facebook, dhe aty është një lojtar i PSG-së.

Ousmane Dembele është larguar nga Barcelona, por nga administruesit e rrjeteve sociale të gjigantit katalunas është vendosur në foton e kopertinës.

Kanë kaluar dy orë kur Dembele ndodhet në faqen zyrtare të Barcelonës dhe tifozët me të drejtë kanë shpërthyer në komente.

“Çfarë po bën ai në ekipin tonë”, ishte komenti i një tifozi. “Dembele në foto, ai nuk është më një futbollist i yni”. “Çfarë po bën një futbollist i PSG-së në foton e kopertinës tonë”, ka shkruar një tjetër.

Megjithatë ende nuk kanë reaguar personat përgjegjës për ta larguar.

Katalunasit kishin bërë një gabim të tillë edhe pas fitores 5-0 ndaj Real Betis, ku kishin shkruar emrat e Ansu Fati dhe Cristiano Ronaldos në listën e autorëve të golave të Betis. /Telegrafi/

Read Entire Article