‘Çfarë po kërkon Mitsotaks?’, Berisha për çështjen ‘Beleri”: Ti lejohet betimi! Nëse shpallet i fajshëm t’i hiqet mandati

10 months ago 12

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me bllokimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në nga Greqia.

Berisha tha se Beleri pati peshën e tij, por shtoi se nuk është çështje e Greqisë.

“Çfarë po kërkon Mitsotaks? Po kërkon që Beleri të trajtohet njësoj si janë trajtuar shqiptarët e tjerë që nga burgu kanë bërë betimin. Pse e kanë bërë betimin ata? Sepse ai që nuk është dënuar është i pafajshëm. Nëse pretendon se Beleri ka bërë krim, kur të behet dënimi, t’i merret mandati. Çfarë mëkati është nëse Beleri thotë i përket pakicës greke në Shqipëri? More zotëri ai është ai që ndihet. E ka zgjedhur bota këta punë.”, u shpreh Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article