Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 u pyet në lidhje me zhvillimet brenda grupit të Lulzim Bashës.
Zekthi tha se nuk ka një “luftë” mes Bashës dhe Alibeajt apo të tjerëve. Sipas tij, ka vetëm ndarje ideore mes tyre, ku Basha mendon se duhet pritur edhe rekursi për çështjen e vulës së PD-së, ndërsa grupimi i Alibeajt mendon se duhet formuar një parti e re politike.
Fitim Zekthi: Me aq sa unë kam dijeni, nuk është se ka ndonjë “luftë” mes Bashës dhe Alibeajt. Por ka ide të ndryshme. Grupi i Bashës mendon se duhet të presin rekursin për vulën, pasi Gjykata e Lartë nuk e ka dhënë mendimin e tij. Alibeaj dhe të tjerë mendojnë se rekursi mund të zgjasë dhe nëse presim rekursin, mund të kemi zvarritje. Janë këto dy qëndrime. Alibeaj dhe Bejko mendojnë që të bëjmë një parti. Unë mendoj se nuk duhet një bashkim me Berishën, sepse aty janë thënë shumë gjëra. Unë besoj se kur njeriu thotë diçka, e beson atë gjë. Të gjithë si grupim mendoj se duhet të organizohen bashkë, të bëjnë opozitë me atë kënd, qoftë edhe 1 përqind të votave të marrin. Ideja e mirë kur ka njerëzit e duhur nuk humb kurrë.
Unë kam ata ide që kam pasur. Basha duhet të mbajë grupin të bashkuar. Unë do doja që grupimi të mos ndahet. Mendoj se qëndrimet e Berishës dëmtojnë atë vetë dhe Shqipërinë. Unë të isha mik i Berishës, do sugjeroja mos të bënte këtë që po bën. Në Shqipëri nuk mund të sulmohet SPAK, sepse SPAK është një shpresë, Shqipëria nuk mund të ketë opozitë të izoluar ndërkombëtarisht. Sot në botë ka vetëm 3 drejtues, që kanë 30 vite në jetën politike. Politika duhet të jetë qarkulluese. Nuk mund të bëhet më politika siç është bërë deri tashmë, pasi politikanët janë bërë ekstremisht të pabesueshëm. Politikanët në Shqipëri vetëm kanë marrë gjëra, kanë abuzuar me një popull të varfër.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb