Champions League, Interi me probleme përballë City-t

2 days ago 22
Reklamë

Federiko Dimarko nuk ia ka dalë të rikuperojë për ndeshjen ndaj Manchester City e si rrjedhojë do të jetë mungesa e madhe e Interit në takimin e nesërm në Ligën e Kampioneve.

Në stërvitjen e sotme mbrojtësi nuk është stërvitur dhe është lënë plotësisht pushim ndërsa më vonë Inzagi nuk e ka përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për takimin ndaj rivalëve për trofeun.

Përveç tij, Interi përballet me një tjetër mungesë të papritur pasi ditën e sotme ka humbur edhe një prej sulmuesve.

Marko Arnautoviç është zgjuar me temperaturë dhe nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen ndaj Manchester City, meqë nuk është stërvitur dhe nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Anglisë.

Read Entire Article