Champions League/ Raphinia: Nuk luajmë për hakmarrje përballë Bayern

2 hours ago 14

Barcelona-Bayern do të përballen sërish mbrëmjen e së mërkurës në Champions League, një sfidë e cila rikthen makthin ke blaugranët pas poshtërimit të vazhdueshëm që ju kanë bërë bavarezët vitet e fundit.

Para sfidës futbollisti i Barcelonës Raphinia ka theksuas se skuadra nuk do të luajë për hakmarrje përballë Bayernit, por për të bërë lojën e saj.

Nuk mendojmë për vitet e shumta që kanë kaluar që nga hera e fundit kur Barcelona ka mundur Bajernin. Na vjen që klubi nuk ka marrë fitore prej kaq shumë vitesh, por tani mendojmë për të ardhmen dhe mendoj se jemi përforcuar mjaftueshëm për ta mundur Bajernin”, tha sulmuesi.

Takimi do të luhet të mërkurën dhe do të mbahet në Estadi Olímpic Lluís Companys (Barcelona).

Read Entire Article