Champions në Tring/ Kualifikohen Manchester City dhe Leipzig, shokohet Barcelona, Lazio futet në lojë

10 months ago 26
Reklamë

Të martën në mbrëmje  u përcaktuan edhe biletat e para për skuadrat që kanë siguruar tashmë një vend në 16 më të mirat e Champions League.

Dy ekipet që e patën këtë fat ishin ato të grupit G, Manchester City dhe Laipcig.

Kampionet në fuqi të Evropës mundën lehtësisht Young boys 3 me 0 në shtëpi falë dygolëshit të Haaland dhe realizimit të Fil Foden. Ata kanë 12 pikë në renditje, 3 më shumë sesa gjermanët që mundën 2 me 1 në Serbi, Crvena Zvezda, rezultat që i mjaftoi të prisnin një biletë për më tej.

Humbje befasuese e Barcelonës  kundër Shaktar në grupin H. Në duelin e luajtur në fushë asnjanëse ukrainasit fituan 1 me 0 falë një goli të Sikan në minutën e 40 dhe tani shpresojnë, pasi kanë 6 pikë, 3 më pak sesa dyshja Barcelona dhe Porto.

Portugezët mundën 2 me 0 Antverpin e Mujës falë golave të Evanilson dhe Pepe. Ky i fundit u bë lojtari më i vjetër që shënon në grupet e Champions.

Shumë intrigues grupi E të cilin tanimë e kryeson Atletico Madrid në kuotën e 8 pikëve, spanjollët mundën Selltik 6 me 0, teksa Morata dhe Griezman shënuan nga dy gola.  Në vendin e dytë me 7 pikë është tashmë Lacio, e cila mundi Fejenordin 1 me 0 në duelin direkt.

Golin vendimtar për italianët e shënoi Imobile në fundin e pjesës së parë. Tani holandezët janë të tretët , një pikë më pak sesa Lazio. 7 nga 8 ndeshjet e të martës u transmetuan në Tring.

Read Entire Article