Champions, Partizani pret Bate Borisov

1 year ago 34
Reklamë
00:07 11/07/2023

Zekiç: Kundërshtari është i mirë, por kjo duhet të na motivoje

Partizani do të presë mbrëmjen e së martës bjellorusët e Bate Borisov në ndeshjen e parë kualifikuese të Champions League. Ekipi kampion i Shqipërisë ka një trajner që pati më pak se 1 muaj për t’u njohur me lojtarët dhe t’i përçojë idetë e tij.

“Në 90 minuta të provojmë veten dhe kemi folur 25 ditë se si të ndryshojmë, të jemi më kompakt, si një skuadër. Sa i përket BATE-s, kemi parë katër ndeshjet e fundit, është skuadër e mirë dhe kompakte. Por kjo duhet të na japë më shumë motivim e përqendrim, që të tregojmë për veten dhe mbështetësit, që të luajmë ndeshjen tonë më të mirë”.

Në anën tjetër është një kundërshtar me më përvojë në kupat e Europës, pasi ka qenë disa herë pjesë e grupeve. Kirill Alshevsky thotë se do ta kenë të vështirë, pasi kundërshtari ka ndryshuar trajner.

“Të them të drejtën nuk kemi shumë informacion për skuadrën e Partizanit, kemi nga sezoni që kaloi. Jemi në dijeni që ka ndryshuar trajnerin dhe kjo na krijon pak vështirësi se mund të ndryshojnë taktikat. Çdo rezultat që i jep skuadrës një avantazh për në fazën tjetër, për ne është një rezultat pozitiv”.

Përballja Partizani – Bate Borisov do të nisë në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article