Champions, Partizani shpreson te kualifikimi

1 year ago 34
Reklamë
21:20 17/07/2023

Grezda i gatshëm për sfidën më Bate Borisov, Murataj ‘gradohet’ kapiten

Partizani ka mbyllur përgatitjet për duelin e kthimit në Champions League ndaj Bate Borisov. Barazimi 1-1 në duelin e “Air Albania” lë shpresa të mëdha për kampionët shqiptarë. Me skuadrën është stërvitur edhe mesfushori me tipare sulmuese, Eros Grezda, duke qënë në dispozicion të plotë për trajnerin Zoran Zekiç.

Kroati ka provuar skuadrën në disa momente të lojës, për të treguar kështu rëndësinë që ka ky 90 minutësh për vazhdimësinë në Kupat e Europës. Partizanit i duhet medoemos fitorja për të kaluar më tej, ku në rast kualifikimi sfidon Aris Limasol. Situata duket e mirë në skuadër, pavarësisht zhvillimeve të fundit, ku u largua kapiteni Bruno Telushi. Shiriti në këtë 90 minutësh pritet të mbahet nga mesfushori, Valentino Murataj.

Drejt Hungarisë, ku do të luhet edhe përballja ka udhëtuar edhe presidenti i klubit, Gaz Demi, i cili kërkon t’i qëndrojë pranë skuadrës në një moment tepër vendimtar për vazhdimësinë. Partizani nuk niset favorit përballë kampionëve të Bjellorusisë, gjithsesi, ka shpresa të mëdha për të vijuar më tej. Takimi i kësaj të marte do të luhet në orën 20:00 në ‘Varosi Stadion’, impiantin prej 8 mijë vendesh, që pritet të jetë gjysmë plot për këtë sfidë. Në tokën hungareze, Partizani ka kujtime të bukura, pasi në sezonin 2016-2017 eliminoi vendasit e Ferencvaros pas goditjeve të penalltive.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article