Champions/ Sot 4 duelet e fundit të play-off, Slavia Prague vs Lille në Vizion Plus, Arbër Hoxha pranë kualifikimit

3 weeks ago 51
Reklamë

Sonte do të njihen katër ekipet e fundit që do të kompletojnë kuadrin e 36 ekipeve pjesëmarrëse në fazën e ligës së Champions League.

Gjithçka do të nisë në orën 18;45 me duelin Karabak- Dinamo e Zagrebit. Kroatët kanë fituar thellë ndeshjen e parë në fushën e tyre 3 me 0 dhe kjo i jep një avantazh të rëndësishëm për të kaluar në fazën tjeter. Tek Dinamo pritet të luajë si zakonisht titullar sulmuesi i kombëtares Arbër Hoxha.

Në orën 21:00 radha për tre ndeshjet e tjera. Përballja që transmetohet në Vizion Plus është ajo mes Sllavias së Pragës dhe Lilës. Francezët vijnë në këtë duel në transfertë me sigurinë e suksesit 2 me 0 në ndeshjen e parë, ku spikati edhe Edon Zhegrova me një super gol.

Në duelet e tjera që transmetohen në Tring bie në sy ndeshja që luhet në Beograd mes Cervena Zvezdes dhe Bodo Glimt. Norvegjezët fituan 2 me 1 në shtëpi mirëpo në Serbi do të jetë një ndeshje goxha e vështirë pasi edhe rezultati i takimit të parë ishte minimalist.

Goxha e ekuilibruar edhe ndeshja tjetër mes Sllovan Bratisllava dhe Midtjiland. Përballja e parë në Danimarke u mbyll 1 me 1, ndaj kjo sfidë e dytë në Sllovaki do të jetë një luftë e fortë sportive. Pasi të njihen edhe fituesit e këtyre katër çifteve do të jetë gati hedhja e shortit për fazën e ligës, short që transmetohet të enjten në Tring./vizionplus.tv

Read Entire Article