CHAMPIONS/ Sot dy biletat e fundit, Milanit i duhet një mrekulli, duel direkt edhe Porto-Shakhtar

9 months ago 17
Reklamë

Champions League luan sonte ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, e bashkë me to do të përcaktohen edhe dy vendet bosh të mbetura në listën e skuadrave që do të jenë pjesë e fazës së 1/8.

Vëmendja në duelet që transmetohen në Tring është e përqendruar e gjitha në grupin F, aty ku është e kualifikuar vetëm Borusia Dortmund.

Gjermanët presin në shtëpi PSG, së cilës i mjafton një barazim në Veshtfalen për të vijuar më tej.

Nëse francezët fitojnë ose marrin një pikë në Gjermani, zerohen shanset e dy ekipeve të tjera të grupit Njukasell apo Milan për tu kualifikuar.

Kuqezinjtë e sollën veten në këtë situatë kaq të komplikuar pas gabimeve të shpeshta që bënë në këtë fazë grupesh duke humbur pikë të çmuara edhe ndaj Dortmund brenda e jashtë fushe, por edhe ndaj skuadrës angleze  në takimin e parë në San Siro të cilin e dominuan totalisht.

Ndaj sonte në transfertë kundër Njukasell, duhet me detyrim të fitojnë dhe të shpresojnë në ndonjë dhurata nga Dortmundi. Lajmi i mirë tek skuadra e Piolit është rikthimi në formacion nga dëmtimi i Rafael Leaos.

Grupi tjetër ku ka garë për një vend të lirë ende për në fazën tjetër është ai H dhe ndeshja direkt do të jetë ajo mes Portos dhe Shaktar Donjetz. Portugezët janë të dytët me 3 pikë më shumë se ukrainasit dhe për tu kualifikuar mjaftohen me dy rezultate, fitore ose barazim. Ndërkohë Barcelona kryesuese luan ndaj Atverp të Arbnor Mujës.

Në grupin E, Atletiko Madrid dhe Lazio tashmë të kualifikuara kanë një distancë vetëm një pikë dhe përplasen në Spanjë në një duel direkt për vendin e parë për të shmangur një short të vështirë në fazën tjetër. Në grupin G zero histori. Kampionët në fuqi të Manchester City luajnë ne Beograd kundër Cvervena Zvezdes vetëm për ta mbyllur me rekord pikesh fazën e grupeve 6 fitore në 6 ndeshje./vizionplus.tv

Read Entire Article