Chelsea i këtij sezoni është padiskutim një nga ekipet më të dobëta në dy dekadave të fundit për blutë e Londrës.
Humbja kundër një skuadre njdeshëm më inferiore sikurse Midellsbrou i Championship, ne gjysëmfinalen e parë të kupës së ligës e përforcoi edhe më shumë këtë qasje.
Skuadra e Pocetinos u mund në aktin e parë të gjysëmfinales së këtij trofeu me rezultatin 1 me 0 dhe tani duhet të përmbys gjithçka në takimin e kthimit në rast se dëshiron te qëndrojë në loje për një nga kompeticionet kombëtare.
Të zotët e shtëpisë e shënuan golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 37 me anë të Hekni, pas një shërbimi të Petrovic.
Për të tradhtuar blutë mendoi veçanërisht Palmer që humbi dy raste flagrante për gol në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që një të tillë e kishte shpërdoryar edhe përpara disavantazhit.
Në pjesën ë dytë Mydrik dhe Broja futen në fushën e lojës, mirëpo as sulmuesi kuqezi nuk arriti të ndryshojë dot fatet e ndeshjes, ndonëse për kohën që luajti talenti shqiptar bëri një paraqitje individuale pozitive.
Ndeshja e kthimit për të kërkuar një bilete për në finale e kuipës së ligës luhet në 23 janar në Stamfrd Birxh./vizionplus.tv