Chelsea “kursen” Brojën në humbjen me Liverpool

7 months ago 30
Reklamë
12:07 01/02/2024

Julian Alvarez feston ditëlindjen e 24 me dopietë golash

Liverpool triumfon 4-1 në supersfidën e javës së 22 në kampionatin anglez me Chelsea, duke mbajtur të pa kërcënuar kreun e Premier League. Një dominim total nga ana e skuadrës së Jurgen Klopp, që duket se po tenton ta shpërblejë me titullin kampion eksperiencën fenomenale të gjermanit në pankinë.

Epërsia e Liverpool ishte e dukshme, pasi tentoi 26 goditje në portën e Bluve të Londrës, një rekord ky, pasi bëhet e para skuadër që arrinë këtë kuotë që prej sezonit 2003-2004 kundër Chelsea. Darwin Nunez nuk arriti të shënojë në këtë përballje, gjithsesi, vendosi një rekord. Uruguajani goditi plot 4 herë shtyllën, për ta dërguar këtë total në 7 gjatë këtij sezoni.

Shenja të mira dha talenti Bradley, i cili në moshën 20 vjeç e 206 ditë asistoi dy herë në një ndeshje të vetme të kampionatit. Për Brojën, tekniku Poketino nuk rezervoi asnjë minutë, duke konfirmuar momentin jo të mirë të 22-vjeçarit shqiptar. Me këtë fitore, Liverpool mban në 5 pikë distancën me Manchester City ndjekës. Kampionët e Anglisë mbajnë ritmin, pas fitores komode 3-1 përballë Bërnli. Julian Alvarez festoi siç duhet ditëlindjen e 24, pasi shënoi dopietë dhe u bë lojtari 10-të në histori që e bën një gjë të tillë. City ka një takim më pak të zhvilluar nga ku do tentojë për të ngushtuar akoma dhe më shumë diferencat në renditje.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article