Chelsea ndal City në “Etihad”, Arsenali merr një tjetër fitore

7 months ago 36
Reklamë
14:18 18/02/2024

Ekipi i Guardiolës 4 pikë larg Liverpool kryesues

Chelsea barazoi me Manchester City në stadiumin “Etihad” me rezulatin 1-1. Pikë që gëzon skuadrën e Mauricio Poçetinos, por që e komplikon objektivin e “Cityzens” për titullin kampion. Ekipi i Guardiolës shkon në kuotën e 53 pikë, 4 më pak sesa Liverpuli kryesues, por edhe me një ndeshje më pak në Premier Ligë.

“Blutë” e Londrës kaluan në avantazh në minutën e 42-të me Sterling. Rodri shpëtoi kampionët në fuqi nga humbja 4 mintua nga fundi i kohës së rregullt. Çelsi shkon në 35 pikë në renditje pas 25 takimeve të luajtura. Arsenali ishte shumë i fortë për Bërnlejn, që u mposht në shtëpi 5-0. Për “topçinjtë” realizuan kapiteni Martin Odegaard, Saka dopietë, Trossard dhe Havertz.

Ekipi i Artetas shkon në 55 pikë, 2 më pak se sa Liverpuli kryesues, që fitoi ndaj Brentford 4-1 në transfertë. Nunjez shënoi golin e parë për të kuqtë, pastaj ishte radha e Mek Alister dhe Muhamed Salah. Kapiteni i Egjiptit u rikthye nga dëmtimi me asist dhe gol. Në të 75’, Tonej shkurtoi disavantazhin për vendasit. Fitoren e vulosi Gakpo katër mintua nga fundi i kohës së rregullt.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article