Chelsea nuk po arrin të krijojë vazhdimësi, pëson në udhëtim ndaj Wolvesit

10 months ago 38

Chelsea ka pësuar humbje me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Wolves, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit francez.

Pjesa e parë ishte e qetë sa i përket rasteve për shënim, me të dy skuadrat që prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës.

Mysafirët patën një mundësi të artë shënimi përmes Raheem Sterling (31’) por ai u tregua i pasaktë përballë portierit Jose Sa.

Wolves kaloi në epërsi në minutën e 51-të kur Mario Lemina shënoi për 1-0 me kokë pas asistimit të Pablo Sarabias.

Wolves 1-0 Chelsea

Lemina

pic.twitter.com/Y5nBKO5xpL

— European Goals (@EuropeanGoalss) December 24, 2023

Chelsea shtoi intensitetin e lojës dhe Pochettino përmes zëvendësimeve u mundua që ta ndryshojë rrjedhën e lojës, por pa rezultat.

Wolves me gjeti rrjetën edhe njëherë tjetër kur Matt Doherty (92’) shënoi me lehtësi për rezultatin 2-0.

GOAL: Wolves 2-0 Chelsea

Matt Doherty scores.pic.twitter.com/hyDU6zHWpb

— Pubity Sport (@pubitysport) December 24, 2023

Christopher Nkunku (96′) shënoi për të ngushtuar epërsinë në 2-1 pas asistimit të Raheem Sterling.

CHRISTOPHER NKUNKU FIRST PREMIER LEAGUE GOAL!!!! HES WORLD CLASS!!!😭😭💙💙💙 pic.twitter.com/3PARJZOy4c

— Samii (@samiichels) December 24, 2023

Kjo ishte humbja e parë e Chelseat pas dy fitoreve që i arritën ndaj Sheffieldit në ligë dhe ndaj Newcastle në kupë.

“Blutë e Londrës” do të rikthehen në aksion në mesjavë, ku do të jenë nikoqir të Crystal Palace.

Chelsea tani renditet në pozitën e dhjetë me 22 pikë të grumbulluara, 12 pikë larg pozitës që të siguron kualifikimin në garat evropiane./Telegrafi/

Read Entire Article