Chelsea rrezikon penalitet

1 year ago 31
Reklamë
23:10 08/08/2023

Premier League nis hetimin për miliona Euro të paguara në kompani offshorë në periudhën e Abramoviç

Chelsea rrezikon të marrë penalitete të rënda pasi Premier League ka nisur një hetim në lidhje me pagesat e bëra për kompani të fshehta offshorë në vitet 2012-2019. Pronarët e rinj të klubeve evidentuan një sërë transaksionesh të parregullta gjatë procesit të blerjes dhe njoftuan Fedratën Angleze, Premier League dhe UEFA-n, raporton tabloidi The Times.

Pavarësisht se shkeljet e mundshme të rregullave kanë ndodhur gjatë periudhës së Roman Abramovich, “blutë” në pronësi të Clearlake Capital, rrezikojnë që të marrin gjoba dhe zbritje pikësh nga Premier League.

Deri më tani janë identifikuar pagesa për rreth gjashtë kompani offshorë, të cilat shkojnë në miliona Euro e besohet se janë të lidhura me transferimin e lojtarëve që nuk janë regjistruar si pjesë e raportimit vjetor financiar vjetor të klubit në FA, Premier League dhe UEFA.

Zhvillimi vjen një javë pasi UEFA përfundoi hetimin e saj për mospërputhjet e zbuluara nga Boehly-Clearlake në maj të vitit të kaluar.

Institucioni europian i futbollit gjobiti blutë me 10 mln Euro për faktin se klubi kishte dorëzuar informacion financiar jo të plotë për vitet 2012-2019. Çelsi nuk do të ketë dënim shtesë nga UEFA, por tani është në pritje të vendimit të Premier Ligës.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article