Chelsea vazhdon garën në FA Cup

7 months ago 18
Reklamë
12:26 08/02/2024

Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, Chelsea mposhti 3-1 Aston Villa në sfidën e përsëritur të FA Cup dhe u kualifikua në raundin e pestë. “Blutë” e Londrës dominuan përballjen dhe zhbllokuan rezultatin pas 11 minutash me Gallager.

10 minuta më pas erdhi goli i dytë “Villa Park” për miqtë, me autor Nikolas Xhekson. Fitorja u vulos nga Enzo Fernandez në minutën e 54 të pjesës së dytë. Goli i nderit për Aston Vilën erdhi në shtesë nga Diabi. Trajneri i Çelsit Mauricio Poçetino tha se fitorja e gëzon, por ekipi ka punë për të bërë.

“Ne do të vazhdojmë që të luftojmë! Nuk më intereson se çfarë njerëzit thonë. Nuk jam më shumë i trishtuar apo i lumtur, sepse ne kemi eksperiencë. Ky lloj projekti ka nevojë për kohë e besim. Ne nuk mund të ndërrojmë një ekip sfidues sepse duhen rregulluar shumë gjëra. Duhet të vazhdosh, analizosh dhe konkurrosh”.

Rivali i radhës i Çelsit në Fa Cup do të jetë Lidis në “Stemford Brixh”. Në të 16-at u kualifikua edhe Notingam Forest që mundi Bristol 5-3 me penallti.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article