Cikalleshi me penallti, Ethemi me gol spektakolar – Konyaspor merr fitore të madhe në udhëtim

7 months ago 5

Konyaspor ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Pendikspor në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Turqisë.

Skuadra e Sokol Cikalleshit dhe Valon Ethemit ka triumfuar me rezultat të pastër 0-2 në udhëtim.

Ka qenë një fitore shqip për Konyasporin, pasi që të dy golat u shënuan nga futbollistët shqiptarë.

İlk yarıyı 1-0 üstünlükle tamamladık. #PSvKNY pic.twitter.com/K9rdnd9hrf

— TÜMOSAN Konyaspor (@konyaspor) March 3, 2024

Ishte minuta e 12-të e takimit, kur Sokol Cikalleshi realizoi nga penalltia për 0-1.

Për Cikalleshin ky ishte goli numër nëntë në kampionat, derisa ka edhe pesë asistime.

Ndërkohë për golin e dytë dhe të fitores për Konyan u përkujdes Valon Ethmi në minutën e 73-të.

Ethemi u fut në zonë nga krahu i majtë dhe me një gjuajtje spektakolare realizoi për 0-2, ku ky ishte goli i tij i dytë kampionat derisa ka edhe dy asistime. /Telegrafi/

valon ethemi – hayat devam edeyi pic.twitter.com/o1o72RSoI0

— Muhammet (@muhammet1922_) March 3, 2024

Read Entire Article