Cindy Kimberly me një dukje fantastike, shijon mbrëmjen e takimit me të dashurin Dele Alli në Chiltern Firehouse

10 months ago 11

Dele Alli dhe Cindy Kimberly shijuan një natë romantike takimi të shtunën në mbrëmje në The Chiltern Firehouse në Londër.

Influencuesja, 25 vjeçe, shfaqi një figurë tërheqëse teksa dilte nga restoranti luksoz me një pallto magjepsëse të bardhë prej gëzofi artificial.

Ajo tregoi këmbët e saj të gjata me një fustan të shkurtë të zi dhe geta të tejdukshme, ndërsa rriti gjatësinë e saj me një palë taka të larta, shkruan DailyMail.

Cindy, e njohur për shumë njerëz me emrin e saj në Instagram, wolfiecindy, ka veshur një çantë dore prej lëkure të zezë.

Flokët e saj të errët ishin stiluar me valë dhe ajo kishte një fytyrë të plotë me grim të përsosur, duke përfshirë një shkëlqim buzësh rozë.

Dele, 27 vjeç, zgjodhi një ansambël më të thjeshtë, duke veshur një palë pantallona të zi elegant dhe një bluzë me zinxhir.

Futbollisti i Everton shtoi një palë Doc Martens të zinj dhe vendosi një kapele bejsbolli.

Çifti doli publikisht me lidhjen e tyre në qershor 2022, kur u panë duke pushuar në një jaht në Itali. /Telegrafi/

Read Entire Article