Conference League/ Drita dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët, me cilën skuadër do të përballen nëse kalojnë në fazën tjetër

1 month ago 10
Reklamë

Këtë të hënë u hodh shorti i Conference League, ku sigurisht interesi më i madh i tifozerisë shqiptare ishte për të mësuar kundërshtarët e Dritës dhe Ballkanit të Kosvës.

Pas hedhjes së shortit Ballkani, kampioni i Kosovës, nëse kalon pengesën e Larne (Irlanda e Veriut), në “Play Off”, do të gjejë fituesin e çiftit Dinamo Minsk (Bjellorusi)-Lincoln Red Imps (Gjibraltar).

Ndërkohë që Drita do ta ketë edhe më të vështirë përballjen. Në rast se do të eliminojë Audan (Letonia), në fazën tjetër Drita do të gjejë fituesin e çiftit Brondby (Danimarkë)-Legia e Varshavës (Poloni).

Vlen të theksojmë se Shqipëria në fazën e 3-të të kualifikimeve të Conference League nuk përfaqësohet nga asnjë skuadër, pasi ekipet shqiptare janë eleminuar.

Read Entire Article