TIRANË, 10 gusht/ATSH/ “Partizani” hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në turin tjetêr të Conference League.

Të kuqtë fituan 2-1 në transfertën e Letonisë ndaj”Valmeria”-s.

Vendasit u shfaqën agresivë në nisje të ndeshjes. Gustavo Silva ndëshkoi “Partizanin” në minutën e 27-të, duke dërguar tifozët në festë. Pjesa e dytë foli për të kuqtë. Tedi Cara barazoi shifrat në minutën e 58′. Por kryeqytetasit nuk u kënaqën me kaq. Rrapaj i dha avantazhin të besuarve të Zekiç, 15 minuta nga fundi.

Kjo fitore i jep qetësi “Partizanit” për ndeshjen e kthimit të enjten e ardhshme.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.